Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Në banesën e shtetit Y.L ka shpërthyer një bombol gazi.
Pronari i shtëpisë ka marrë dëmtime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në spital. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Pogradecit, ndërsa më pas, për shkak të djegieve të shumta është dërguar te reparti i djegieve në Tiranë.
Burimi: "Abc News"
