Nga Shqipëria / E Martë 4 Gusht 2020, 21:09

Sara foli për problemet me peshën, vjehrra i shkruan mesazhin që na shkriu zemrën

Ditën e djeshme, bukuroshja Sara Hoxha tregoi strijat në pjesën anësore të kofshëve. Ajo tha se nuk i janë krijuar nga shtatzënia, por janë pasojë e luhatjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Sara këshilloi të gjithë ndjekësit e saj të ndihen mirë në lëkurën e tyre, siç ndihet dhe ajo. Postimi i saj është pritur shumë mirë nga e ëma e Ledrit, Xheraldina. Ajo i ka shkruar mesazhin më të bukur, duke i shprehur mbështetjen e saj të pakushtëzuar.

"Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!", i ka shkruar ajo.