Nga Shqipëria / E Martë 4 Gusht 2020, 20:08

E sëmurë prej ditësh, Bebe Rexha flet për problemet me shëndetin: Mezi marr frymë (Video)

Këngëtarja shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha po kalon disa ditë të vështira. Përmes disa postimeve në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se vuan nga infeksioni i sinusit.

Ky infeksion është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe shoqërohet me simptoma të tilla si: ethe, dhimbje koke, temperaturë, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës. Në videot e publikuara në Instastory, Bebe shihet e shtrirë në shtrat dhe me rrathë të zinj poshtë syve.

Këngëtarja shprehet ka dhimbje të vazhdueshme koke dhe mezi merr frymë. "E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksioni i sinusit", ka shkruar Bebe krahas videos, ku sqaron gjendjen e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bebe Rexha has sinus infection �

A post shared by @ vipvideooos on