Një shpërthim masiv ka ndodhur këtë të martë në Bejrut. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe shtëpia e ish-kryeministrit është shkatërruar.

Ish-kryeministri, Saad Hariri është i sigurt por ministri i shëndetësisë së vendit ka raportuar se shpërthimi është shoqëruar me një numër të madh të plagosurish dhe me dëme të mëdha.

Shpërthimi është dëgjuar në Qipro dhe është krahasuar me një bombë bërthamore. Deri më tani është raportuar se gjithçka ka ndodhur në depo të mbushura me eksplozivë, megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo. Video dhe pamje pas shpërthimit pasqyrojnë një katastrofë të vërtetë, me njerëz të trembur dhe të gjakosur, automjete dhe ndërtesa të shkatërruara, si dhe pluhur që ka mbuluar rrugët.
Burimi: "Daily Mail"





