Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 172. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.
Në spitalin Infektiv nuk e kanë fituar dot betejën dy 85-vjeçarë nga Tirana, ndërsa në spitalin "Shefqet Ndroçi" kanë humbur jetën një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.
