Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 546 të dyshuar dhe janë konfirmuar 130 raste të reja me Koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.
