Nga Shqipëria / E Martë 4 Gusht 2020, 15:03

E frikshme në Kosovë/ 13 viktima dhe 225 raste të reja me Koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 477 të dyshuar dhe janë konfirmuar 225 raste pozitive me Koronavirus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Po brenda 24 orëve, 13 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar në 269 numrin e përgjithshëm të viktimave.