Një mjek kirurg në qytetin e Beratit është infektuar nga Koronavirusi. Gjendja e tij është përkeqësuar pasi ai vuan dhe nga diabeti. Si rrjedhojë, 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kane dezinfektuar Repartin e Kirurgjise ne Spitalin e Beratit. Stafi mjekësor pritet të bëjë tamponin.
Burimi: "Abc News"
