Nga Shqipëria / E Martë 4 Gusht 2020, 13:01

Pas Hotit, Zv.kryeministri i Kosovës del me Koronavirus

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës bëri me dije se është infektuar nga Koronavirusi. Ndërsa sot ka rezultuar pozitiv dhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeministri me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shprehet se është izoluar dhe do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme.

"Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka njoftuar Selmanaj.