Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit "Partizani i vogël Velo", është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

I ndjeri mbeti jetim që në moshë të vogël dhe në moshën 12-vjeçare doli partizan në mal. Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.
Burimi: "Abc News"
