Nga Shqipëria / E Martë 4 Gusht 2020, 11:11

Pas 5 muajsh betejë me Covid-19, Shefja e Infektivit iu bën apelin e fortë qytetarëve

Shefja e Infektivit Najada Çomo, e cila është në frontin e parë të luftës me Koronavirusin, ka bërë së fundmi një apel për qytetarët. Ajo shprehet se të gjithë duhet të mbajnë maskën, të respektojnë distancën dhe të shmangin grumbullimet.

Përmes një mesazhi të bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Çomo ka bërë me dije se fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar, prandaj është e rëndësishme që masat të respktohen.

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.

Ju lutem respektoni masat për mbajtjen e maskës, ruani distancën dhe vizitoni sa më pak vendet me shumë njerëz.

Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, është shprehur ajo.