Çifti shumë i dashur për publikun, Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë nisur prej kohësh bashkëjetesën. Pak ditë më parë familjes së tyre iu shtua dhe një pjesëtar i ri: një qenush i quajtur Dexter.

Dyshja janë miqësuar menjëherë me bukuroshin e vogël dhe së fundmi Dua ka publikuar foton më të ëmbël. Ata jo vetëm që e kanë futur në shtëpi, por ndajnë dhe krevatin me të.

Në foton në fjalë shihen Dua, Anwari dhe Dexter të shtrirë në krevat. Anwari po e vështron partneren plot dashuri dhe kjo ishte padyshim pamja më e ëmbël e mbrëmjes!









