Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave, që pas deklaratave tronditëse të reperit në Twitter.(Lexo këtu) Në një reagim publik, Kim sqaroi se i shoqi vuan nga bipolariteti dhe kjo është një periudhë shumë e vështirë për to.

Lart e poshtë në mediat e huaja është aluduar se dyshja janë në prag të ndarjes, pasi martesa e tyre po kalon në krizë. Megjithatë duket se Kim dhe Kanye nuk duan të heqin dorë nga njëri-tjetri.

'TMZ' ka raportuar se çifti kanë vendosur të shkojnë me pushime, së bashku me 4 fëmijët e tyre, në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Nuk dihet si do të vijojnë gjërat mes tyre, por këtë do e tregojë koha.






