Nga Shqipëria / E Hënë 3 Gusht 2020, 17:05

Pas trazirave të shumta në rrjet, Kim dhe Kanye marrin vendimin e papritur

Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave, që pas deklaratave tronditëse të reperit në Twitter.(Lexo këtu) Në një reagim publik, Kim sqaroi se i shoqi vuan nga bipolariteti dhe kjo është një periudhë shumë e vështirë për to.

Lart e poshtë në mediat e huaja është aluduar se dyshja janë në prag të ndarjes, pasi martesa e tyre po kalon në krizë. Megjithatë duket se Kim dhe Kanye nuk duan të heqin dorë nga njëri-tjetri.

'TMZ' ka raportuar se çifti kanë vendosur të shkojnë me pushime, së bashku me 4 fëmijët e tyre, në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Nuk dihet si do të vijojnë gjërat mes tyre, por këtë do e tregojë koha.