Gjatë përditësimit të situatës së Koronavirusit në vend, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 172 numrin e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.
Siç është raportuar dhe më herët, dy nga viktimat janë mjeku pneumolog, Anibal Byberi nga Tropoja(Lexo këtu) dhe 28-vjeçari nga Shkodra.(Lexo këtu) 28-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Po ashtu, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor kanë humbur jetën: një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.
