Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 474 të dyshuar dhe janë konfirmuar 101 raste të reja me Koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ministria ka dhënë dhe një lajm të keq. Sipas njoftimit, java që lamë pas ka paraqitur një shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.
