Nga Shqipëria / E Hënë 3 Gusht 2020, 15:03

Rëndohet bilanci/ 7 viktima dhe 250 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 454 të dyshuar dhe janë konfirmuar 250 raste të reja me Koronavirus.

Po brenda këtij qarku kohor, 7 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 256 numrin total të viktimave.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.