Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri vazhdon të rritet. Vetëm së fundmi ka ndërruar jetë një 28-vjeçar nga Shkodra, i quajtur Anton Çuni.
Ai punonte si elektricist dhe lajmin e hidhur e ka dhënë OSHEE, me anë të një postimi në rrjete sociale. "Virusi nuk njeh moshë", thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
"Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion... Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve U prehtë në paqe!"

