pneumolog, Anibal Byberi humbi jetën nga Koronavirusi në moshën 53-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar për mediat se i ndjeri ishte infektuar disa ditë më parë dhe po trajtohej në banesë.
Ditën e djeshme, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore ishte shtruar te "Shefqet Ndroqi". 53-vjeçari vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese si psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.
Nuk dihet se ku e ka marrë mjeku Koronavirusin, pasi aktualisht ai nuk ishte në punë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me hidhërim të thellë konfirmon humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid19.
Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, ka njoftuar Ministria.
