Në këtë kohë pandemie, infermieret dhe mamitë e Kosovës kanë protestuar para qeverisë së tyre. Ato kërkojnë që ndërrimi i natës (i cili paguhet 18 euro), të paguhet 36 euro.
Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve, ka treguar për mediat se përmes kësaj proteste kërkojnë që qeveria të kthejë kokën nga ata që janë në front të parë të luftës me Koronavirusin.
Infermierët dhe mamitë që sot protestuan kanë dorëzuan mantelin në mënyrë simbolike.
Burimi: "kosovapress.com"
