Nga Shqipëria / E Hënë 3 Gusht 2020, 10:10

Rita Ora pozon nudo, e ëma i tërheq vëmendjen publikisht

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ndodhet me pushime me të dashurin e saj, Romain Gavras dhe fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nudo, te të cilat shihet duke mbajtur gjoksin e saj me dorë. Rita ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, mirëpo të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i nënës së saj, Vera Ora. 

"S'ka mo deti!", i ka shkruar ajo krahas fotove, ndërkohë që Rita nuk i ka kthyer ende një përgjigje. Këngëtarja po shijon romancën e re me Gavrasin, i cili është regjisor me origjinë greko-franceze.