Nga Shqipëria / E Hënë 3 Gusht 2020, 09:09

E fundit/ Një tjetër mjek shqiptar ndërron jetë nga Koronavirusi

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Mjeku pneumolog, Anibal Byberi ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi". Ai ishte shtruar një ditë më parë dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Byberi ishte futur menjëherë në intubim, por fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me Koronavirusin. I ndjeri ka lënë pas një karrierë të gjatë si mjek në Tropojë, ku kishte mbajtur dhe rolin e drejtorit.

Ai është mjeku i tretë që ka humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë.

Burimi: "Abc News"