Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Hoti ka bërë me dije se përpos kollës së lehtë, nuk ka shenja të tjera dhe se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
“Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar ai.

