Me 14 Janar të këtij viti, çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Duam, si kënga e tyre.

Që nga ai moment, këngëtarja nuk i ka kursyer fotot dhe videot pranë të voglit në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël të Duam-it, i cili shihet duke lëvizur një glob.

"Duke eksploruar botën bashkë", ka shkruar Miriami krahas videos.





