Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës. Ai kishte dy javë që luftonte me Koronavirusin dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.
Musli Berisha e nisi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1984 -1987 në Radio Ferizaj, për ta vazhduar atë menjëherë pas çlirimit të Kosovës sërish në Radio Ferizaj 1999-2001, si dhe duke raportuar për agjencinë e lajmeve Kosovalive.
Në vitin 2001 Musli Berisha iu bashkua stafit të Radio Tema në cilësinë e kryeredaktorit të programit informativ të radios, e pastaj edhe të TV TEMA, ku dha kontribut të çmueshëm për ndërtimin e programit informativ të këtij mediumi deri në vitin 2014.
Burimi: "tvtema.net"
