Nga Shqipëria / E Diel 2 Gusht 2020, 18:06

E trishtë/ Gazetari shqiptar ndahet nga jeta pas një beteje dyjavore me Covid-19

Gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës. Ai kishte dy javë që luftonte me Koronavirusin dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Musli Berisha  e nisi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1984 -1987 në Radio Ferizaj, për ta vazhduar atë menjëherë pas çlirimit të Kosovës  sërish në Radio Ferizaj 1999-2001,  si dhe duke raportuar për  agjencinë e lajmeve Kosovalive.

Në vitin 2001 Musli Berisha iu bashkua stafit të Radio Tema në cilësinë e kryeredaktorit të programit informativ të radios, e pastaj edhe të TV TEMA, ku dha kontribut të çmueshëm për ndërtimin e programit informativ të këtij mediumi  deri në vitin 2014.

Burimi: "tvtema.net"