Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri. Në dy spitalet Covid kanë humbur jetën 5 qytetarë, duke e çuar në 166 numrin total të viktimave.
Bëhet fjalë për 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
