Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 474 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 123 raste të reja. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
