Nga Shqipëria / E Diel 2 Gusht 2020, 14:02

'Jam i pikëlluar', Thaçi reagon pas vdekjeve të shumta në Kosovë nga Covid-19

Prej javësh Kosova po përballet me një situatë të vështirë nga Koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 8.554, ndërsa 236 qytetarë kanë humbur jetën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar së fundmi me anë të një statusi në rrjete sociale. Ai shprehet se ndihet i pikëlluar për vdekjet e qytetarëve nga Covid-19 dhe iu përcjell ngushëllimet e tij familjarëve.

"Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH", ka shkruar ai.