Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar. Me datë 3 nëntor të vitit 2018 dyshja u fejuan dhe të gjithë po presin me padurim dasmën e tyre.

Sipas "Panorama Plus" kjo ditë nuk do të vonojë, pasi Genci dhe Eni i kanë planifikuar të gjitha. Ata do të martohen në vjeshtë, me një ceremoni private (duke llogaritur faktin se jemi ende në kohë pandemie).

"Panorama Plus" ka raportuar se dyshja bashkëjetojnë prej kohësh në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë.





