Një veteran kosovar i luftës, i quajtur Zekri Agushi ka publikuar në rrjete sociale një video, me anë të së cilës tregon se është prekur nga Koronavirusi. Ai shprehet se është infektuar që prej pesë ditësh dhe ka shumë temperaturë dhe i ka humbur vetëdija.
"Përshëndetje shqiptarë kudo që jeni! Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. E pesta ditë dhe flaka më doli. Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, shprehet ai në video.
