Nga Shqipëria / E Diel 2 Gusht 2020, 09:09

E frikshme/ Shkon në 18 milion numri i të infektuarve me Koronavirus në botë

Numri i të infektuarve me Koronavirus në të gjithë botën ka shkuar së fundmi në 18 milion, saktësisht 18.033.677. Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 689.070 jetë të humbura, ndërsa 11.338.967 të sëmurë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Rreth 5 milion të prekur (4.764.522) janë vetëm në SHBA, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve. Rreth 3 milion (2.708.876) janë në Brazil, ku gjendja paraqitet alarmante.

Shteti i tretë me numrin më të lartë është India me 1.754.117, ndjekur më pas nga Rusia me 850.870.