Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Gusht 2020, 23:11

Arbenita Ismajli ndryshon look dhe duket kaq ndryshe

Arbenita Ismajli është padyshim një ndër modelet më të komentuara në media. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

Së fundmi, modelja ka ndryshuar look dhe këtë e ka treguar me anë të disa fotove në rrjete sociale. Ajo shihet me flokë të shkurtër deri te shpatullat, duke i habitur të gjithë ndjekësit e saj.

Megjithatë, pavarësisht këtij ndryshimi të papritur, Arbenita ka marrë shumë komplimente për look-un e ri.