Ditën e sotme nëna e kryeministrit Rama, Aneta u nda nga jeta. Presidenti lir Meta, ka ngushëlluar sot familjen Rama, për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta i shpreh familjes Rama ngushëllimet më të sinqerta.
Mesazhi i Metës: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!

