Ditën e sotme kryeministri Rama dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe nipi i saj, Greg Rama, i cili ka postuar një foto me gjyshen dhe shkruan fjalë prekëse.
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe", shkruan Gregu.
View this post on Instagram
