Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 22:10

A do t'i rikthehemi karantinës pas rritjes së rasteve me Koronavirus? Rama jep përgjigjen e prerë

Prej javësh numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Megjithatë, pavarësisht shifrave kryeministri Edi Rama shprehet se nuk do të ketë më karantinë.

Ai thotë se ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të mësohemi, deri në momentin që do të dalë vaksina. "Nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, është shprehur Rama.