Prej javësh numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Megjithatë, pavarësisht shifrave kryeministri Edi Rama shprehet se nuk do të ketë më karantinë.
Ai thotë se ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të mësohemi, deri në momentin që do të dalë vaksina. "Nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, është shprehur Rama.
