Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 21:09

Sa qenka rritur: Si rrallëherë Rudina Magjistari pozon me të bijën dhe na kënaqën sytë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo publikon rrallëherë momente familjare në rrjete sociale, ku nuk mungojnë postimet nga puna.

Megjithatë, pas shumë kohësh Rudina ka bërë një përjashtim. Ajo ka publikuar një foto pranë të bijës, Mia, e cila shihet se është rritur shumë. Në foton në fjalë ajo i ka dhuruar një përqafim të ëmës.

"Perfeksion i vërtetë", ka shkruar Rudina krahas fotos, ku shihet gjysma e portretit të Mias.