Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 20:08

Pas takimit me Kimin në makinë, reagon për herë të parë Kanye West

Kanye West dhe Kim Kardashian vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave, që pas deklaratave tronditëse të reperit në Twitter. (Lexo këtu) Gjërat mes tyre kanë marrë një rrjedhë të çuditshme, madje në media pëflitet se dyshja janë drejt ndarjes.

Në deklaratat e tij, Kanye bëri publike shumë çështje delikate të jetës së tyre, si aborti që kishin menduar të bënin me vajzën e tyre të parë, North. Para pak ditësh, dyshja u takuan për herë të parë që pas skandalit në fjalë. Ato u fotografuan në makinë, me sytë e mbushur me lot.

Pas takimit, Kanye ka rinisur sërish me deklaratat e tij në Twitter. Ai shkruan se ndërkohë që njerëzit shqetësohen për të, ai shqetësohet për botën, e cila sipas tij nuk mendon se duhet qarë për një çështje të ndjeshme si aborti.

“Unë qava për faktin që mendova të abortoj fëmijën tim dhe të gjithë u shqetësuat për mua. Jam i shqetësuar për botën që mendon se nuk duhet qarë për këtë gjë", ka shkruar ai.