Një ngjarje e dhimbshme dhe njëkohësisht shumë e pakëndshme, është raportuar në një spital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një grua ka zbuluar tradhëtinë e të shoqit, në spitalin ku kishte shkuar për të lindur.
Dashnorja e bashkëshortit të saj ishte po ashtu shtatzënë dhe ndodhej në të njëjtin repart. Një gjinekologe e turnit ka filmuar me video momentin kur gruaja është përballur me të shoqin dhe reagimi i saj ka bërë xhiron e rrjetit.
"Kur nëna në prag të lindjes zbulon se dashnorja e të shoqit po lind në të njëjtin repart", ka shkruar gjinekologia krahas videos, në të cilën dëgjohen ulërimat e gruas.
Burimi: "Mirror"
