Këtë të premte 4 persona janë mbytur në lumenjtë e Shqipërisë. Mëngjesin e sotëm, një 39-vjeçar dhe një 14-vjeçar janë gjetur të mbytur në lumin Buna, në afërsi të fshatit Derragjat.
Ndërkohë, vetëm disa orë më parë janë raportuar dy ngjarje të tjera tragjike. Një 30-vjeçar është mbytur në Lumin Vjosa, ku ishte futur për t'u larë dhe një fëmijë është nxjerrë nga ujërat e lumit Drin në afërsi të Luznisë, pa shenja jete.
