Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Në rrjet përflitet se moderatorja është në pritje të një djali, por gjinia e bebushit nuk është konfirmuar ende.

Arbana është në muajin e fundit të shtatzënisë, por është treguar shumë e rezervuar në lidhje me këtë periudhë të jetës së saj. Ajo vazhdon të publikojë në rrjete sociale të njëjtat gjëra si më parë, pa e cekur shtatzëninë, siç ka bërë dhe së fundmi.

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, Arbana ka treguar se sot ka vizituar një vend shumë të veçantë të vendit tonë. Ajo ka shkuar në "Parkun Kombëtar të Qafshtamës" dhe ka ndarë me ndjekësit pamje të bukura nga natyra








