Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë me Koronavirus.
Bëhet fjalë për një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90-vjeçar nga Elbasani.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
