Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 16:04

Rëndohet bilanci/ Humbin jetën 3 pacientë me Koronavirus në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë me Koronavirus.

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90-vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.