Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.
Aktualisht në spitalet "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektiv", po trajtohen 115 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
