Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 15:03

Kërcente dhe bënte skeçe komike në 'Tik Tok', dënohet me 3 vite burg e reja

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me burg një vajzë të re pas postimeve të publikuara në Tik Tok, duke i quajtur kërcimet e saj si “nxitje përçmimi”.

Sipas deklaratës së prokurorisë, Manar Samy është dënuar me tre vite burg me akuzën e “nxitjes së mashtrimit, imoralitetit dhe nxitjes së instinkteve” përmes videove të saj.

Aktgjykimi mund të apelohet me një gjobë prej 300,000 paund egjiptian (19,000 dollarë). Avokati i Samy, Hani Basyoni tha për AFP se lirimi me kusht është paguar, por lirimi i saj mund të shtyhet pasi të përfundojë festa e Kurban Bajramit. Gjykata caktoi një seancë dëgjimore në 15 gusht.