Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 12:12

E trishtë: Ndahet nga jeta kirurgia e njohur, nënë e dy vajzave

Shoqata e Infermierëve ka dhënë një lajm të trishtë paraditen e sotme duke njoftuar ndarjen nga jeta të doktoreshë Albana Çela. Albana, një kirurge e zonja, pedagoge e dashur nga çdo student dhe një nënë shembullore nuk e mposhti dot sëmundjen. 

Kirurgia e njohur la pas dy vajza, të cilat ishin forca e saj më e madhe.

Lajmi ka tronditur kolegë e miq të doktoreshës. 

"Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoj te lesh kujtime te bukura per te gjithe ne qe njohim.Nje humbje e madhe per studentet,koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe. Lamtumire", shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Infermierëve.