Qeni i parë që rezultoi pozitiv me Covid-19 në SHBA e ka humbur betejën me sëmundjen. National Geographic bën të ditur se qeni me emrin Buddy, 7 vjeçar që jetonte me një familje në ishullin Staten ka ngordhur.
Qeni filloi të shfaqte simptoma të virusit pasi iu shfaqën pronarit të tij Robert Mahoney.
Pasi u dërgua tek një veteriner, u zbulua se Buddy ishte infektuar me koronavirus.
‘Buddy ishte dashuria e jetës sonë. Ai i sillte gëzim të gjithëve,” u shpreh Allison Mahoney, bashkëshortja e Robertit, për National Geographic.
