Nga Shqipëria / E Premte 31 Korrik 2020, 10:10

U infektua me koronavirus, deputeti i PS dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është nisur me urgjencë drejt Turqisë. Deputeti i infektuar pak ditë më parë me Covid-19 do t’i nënshtrohet mjekimit të specializuar jashtë shtetit.

"Newsbomb" bën të ditur se deputeti Roshi është nisur me avion në Turqi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Mendohet se deputeti do t’i nënshtrohet trajtimit me aparaturën e specializuar ECMO, aparaturë e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gjak dhe heq dioksidin e karbonit.