Në një intervistë për "Abc News", gazetari Ferdinand Samarxhiu është shprehur se këtë vit Festa e Kurban Bajramit do të jetë ndryshe, si pasojë e Koronavirusit.
Ai tha se besimtarët duhet të jenë të pajisur me maska gjatë faljes dhe duhet të respektojnë distancimin social.
“Dita e Kurban Bajramit është dita ku njeriu mendon më shumë si njeri dhe si qenie humane. Kjo është dita simbolike që simbolizon ditën e ndarjes së mishit të kurban bajramit, një ditë e pakufishme dhe sublimi njerëzor. Ky bajram do të festohet nën masa të rrepta anti Covid për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve. Besimtarët në faltore do të mbajnë maskat dhe do të jenë në distancë sociale për të qenë sa më të sigurtë në këtë kohë të pazakontë”, tha Samarxhiu.
